Rashica nderohet me mirënjohje nga ish – klubi i tij, Vushtrria

Klubi i futbollit Vushtrria i dhuron mirënjohje të veçantë ish futbollisti të saj, Milot Rashica, që po shkëlqen me Werder Bremenin dhe Përfaqësuesën e Kosovës, shkruan Fokusi.info.

Kryetari i klubit të Vushtrrisë, Naser Imeri përmes rrjetit social “Facebook” ka njoftuar se i ka dhuruar Milotit mirënjohje për kontributin dhe imazhin e dhënë për klubin tonë, krenarisë së Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

“Sot i dhurova mirënjohje për kontributin dhe imazhin e dhënë për klubin tonë, krenarisë së Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës – Milot Rashicës.

Nga kalimi i Milotit prej Vitesse tek Werder Bremen, klubi ynë përfitoj një shumë prej 100.000 mijë euro, ku 10% të shumës i takuan menaxherit z. Shukri Asllanit i cili ndërmjetësoj punën ligjore mes klubit tonë dhe klubit të Werderit.
Këto para të Milotit u shfrytëzuan për sezonet 2017 dhe 2018 ku President i klubit isha unë, dhe rezultoi edhe arritja e synimit tonë Superligës.

Faleminderit Milot që na bënë krenar dhe jep kontribut të madhë për Vushtrrin e Kosovën.
I arritësh majat e futbollit botërorë”, shkruan Naser Imeri, kryetar i klubit të Vushtrrisë.”