SPORT Rashica në formacionin e javës në Bundesligë 21/01/2019 - 20:16 589 FacebookTwitterViberWhatsApp Vetëm një shans i dhënë nga trajneri i tij dhe Milot Rashica jep më të mirën nga vetja. Lojtari i Përfaqësuesë së Kosovës është paraqitur nga minuta e parë për Werder Bremen, në ndeshjen kundër Hannover 96. Në këtë ndeshje ai realizoi golin e vetëm në këtë takim, duke i dhënë tri pikët e mëdha skuadrës së tij, ku Werder Bremen luajti si mysafir. Pas ndeshjes, Rashica mori komplimente të mëdha nga trajneri i tij, i cili e vlerësoi atë për vendosjen e mirë në fushë. E paraqitja e mirë e Milotit u shpërblye edhe nga emisioni sportiv “Sportschau”, të cilët e vendosën atë në formacionin e javës në Bundesliga. Ky është formacioni i javës së 18-të në Bundesliga.