Rashica po shkëlqen: Sërish në 11-shen e javës në Bundesliga

Nuk kanë të ndalur lajmet e mira dhe sukseset për Milot Rashicën nga Bundesliga gjermane.

Skuadra e Werder Bremenit nuk mund ta imagjinojë formacionin pa yllin e përfaqësueses së Kosovës pasi aktualisht është lojtari kyç dhe më meritori për sukseset e fundit.

Anëtari i Werder Bremenit në fundjavë pati paraqitje të mirë kundër Freiburgut, duke regjistruar një asistim.

Se Rashica po kalon në formën jetësore e tregon edhe faqja e specializuar angleze për statistika “Who Scored”, e cila ka zgjedhur mesfushorin në formacionin më të mirë të javës.

“Who Scored” e ka vënë Rashicën në sulm së bashku me Thomas Mullerin e Bayernit, në sistemin 4-4-2. 22 vjeçari është vlerësuar me notën 8.3.

Lini një Përgjigje