Rast i veçantë: Mbi 60 pjesëtarë të familjes Klinaku dhurojnë gjak

Në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, sot në mënyrë të organizuar ka vazhduar aksioni tradicional i dhurimit të gjakut. Me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë” , mbi 60 vullnetarë të familjes “Klinaku”  dhuruan gjak në fshatin e tyre të lindjes.

Ky aktivitet është kryer nën përkujdesjen e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut .

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që ta ngris vetëdijen e popullit për rëndësinë e sigurimit të gjakut në kohë, për të shpëtuar jetë njeriu dhe të shërbejë për t’i inkurajuar sa më shumë njerëzit që të dhurojnë gjak.

Dhurimi vullnetar i gjakut është një pasqyrë e vlerave të larta etike, humane dhe morale. Të dhurohet gjak dhe të shpëtohet jeta e dikujt, udhëhequr nga motivet altruiste është vepër fisnike. Në vendin tonë, dhurimi i gjakut bazohet në parimet e vullnetarizmit, anonimitetit, dhurimit falas dhe solidaritetit. Vetëm parimet e këtilla ofrojnë gjak dhe produkte më të sigurta të gjakut. Me vetë dhurimin e gjakut, dhuruesi i gjakut shpreh shkallën më të lartë të solidaritetit me të gjithë ata që kanë nevojë për të, pa marrë parasysh moshën, gjininë, racën, ngjyrën, përkatësinë kombëtare dhe fetare.

Kujtojmë se vitin e kaluar mbi 50 pjesëtarë të familjes “Klinaku” kishin dhuruar gjak dhe këtë vit përsëri ky organizim u tregua i suksesshëm.

Lini një Përgjigje