Rasti “Pronto”, Betim Musliu mbron Gjykatën – fajëson Prokurorinë

0
219

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se kritikat për lirimin e të dyshuarve nga akuzat në rastin “Pronto”, po adresohen në mënyre të gabuar tek Gjykata, duke amnistuar fajtorin kryesor për këtë dështim, që është Prokuroria.

Sipas tij, sikur të kishte hetim dhe ndjekje të pavarur dhe profesionale nga prokurorja Drita Hajdari, atëherë për këto vepra penale, aktakuzës do duhej t’i printe presidenti Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Me që, asnjëherë nuk ka pasur në këtë rast hetim dhe ndjekje të pavarur e profesionale, sot e kemi parë dështimin e një aktakuze të ngritur kot, e cila është dërguar në Gjykatë, pa e propozuar asnjë dëshmitarë. Paradoks në veti paraqet kjo aktakuzë”.

“Mjerim se si po zhvillohet debati publik nga politikanët, të cilët siç po dëshmohet në këtë rast, nuk e kanë idenë e funksionimit dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe tash shpërfaqja e kësaj paditurie, po ndikon që 1) të ndërhyjnë në gjyqësor dhe 2) kritikën ta adresojnë në mënyre të gabuar tek gjykata, duke amnistuar fajtorin kryesor për këtë dështim, që është prokuroria”.

Për t’u informuar më shumë rreth aktvendimit të Gjykatës për rastin “Pronto”, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Lirohen nga akuzat të dyshuarit për rastin “Pronto”

Prokurorja Drita Hajdari: Të fuqishmit e politikës i shpëtojnë drejtësisë

“Pronto”, avokati Berisha: Ndjekja ishte selektive – Prokuroria mund të quhet e dështuar