Reagim i “lodhtë” i Rexhep Selimit: S’kam arsye ta mbrojë UÇK-në prej Shkëlzen Gashit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar deklaratën e Shkelzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti për kinse krimet e kryera nga UÇK.

“Kur ju keni pas qindra sms, kam pas mijëra sms për tu deklaruar nuk ndajë të njëjtin mendim as për mënyren e qasjes, nuk është një kontraditë e jona e dhunshme është kogja e hershme. Sheklzen Gashin e njeh prej kohësh, kanë dash oponentët tonë të na vëjnë neve me barrë sikur e deklarojë Shkelzen Gashi dhe s’ka më UÇK. Unë nuk kamë pse të mbrojë UÇK-në prej Shkelzen Gashit. Pranda jo pse s’dua ta komentojë por nuk është aq e rëndësishme cfarë ka thënë ai, por për shkak të impaktit, z.Gashi ka qenë këshilltar i kryeministrit edhe është shkarkuar”, tha ai në Tv Dukagjini.

Ai ka thënë se u ndanë të njëjtin mendim me ish-këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti, Shkelzen Gashi.

“Ka pas të njejten ditë ose të nesërmen që ka pas deklarata shumë më skandaloze. Unë mund ta rrezikojë më shumë UÇK nëse do të thoja dicka të ngjashme. Në radhë të parë distancohem nga çfarëdo llojë kërcënimi  publik e privat, nuk duhet të kërcënohet. Unë nuk kam kohë të merrem me deklaratat e tilla sepse nuk kanë impact sikur ai e ka dënuar UÇK, unë nuk po e vlerësojë më tepër”, ka shtuar ai./Indeksonline/