Ballinat e mediave serbe rreth deklaratës së Thaçit për “luftë”

1049

Mediat beogradase kanë mbuluar ballinat e sotme me shkrime rreth deklaratës së djeshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që bëri dje me rastin e 19 vjetorit të Betejës së Koshares

Kërcënimet që Serbia po ia bën Kosovës, i pari shtetit i cilësoi serioze, duke thënë se Kosova do t’iu përgjigjet sikur në vitin 1999.

“Përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë, çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi, si i jemi përgjigjur më herët, 19 vjet më parë” deklaroi Thaçi me rastin e manifestimit “Ditët e Koshares”.

E përditshmja serbe, “Kurir”, në faqen e parë ka publikuar artikullin me titull: “Hashim Thaçi përsëri kujton luftën”.

“Presidenti i Kosovës ka kërcënuar se do të godas Serbinë me “pushkë”. Kjo është një tjetër provë se pala shqiptare nuk dëshiron dialog, por luftë”, thuhet në shkrimin e këtij mediumi.