Reagime të ashpra ndaj BE se ia hoqi vizat një vendi diktatorial a Kosovën po e lë të izoluar

0
347

Bashkimi Evropian ka vendosur që t’ia lehtësojë Bjellorusisë procesin e marrjes së liberalizimit të vizave. Një vendim i tillë po shihet si një hap përfundimtar që mund të çojë drejt lëvizjes së lirë të qytetarëve të ish-republikës sovjetike në Zonën Schengen.

E një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, sidomos në tëitter, duke qenë se qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të mbesin të vetmit të izoluar në Ballkanin Perëndimor, edhe përkundër faktit se Prishtina zyrtare ka përmbushur kushtet për liberalizim.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka shprehur habinë e tij se si një vend diktatorial pa sundim të ligjit po e merr liberalizimin e Kosovës.

“Kjo është jashtëzakonisht irrituese dhe e keqe. Dhe natyrisht raciste”, ka shkruar Selimi në tëitter.

Kanë reaguar ndërkohë edhe organizata të ndryshme Evropiane. Lëvizja “Paneuropa Ostreich”, kanë thënë se është e qartë tashmë se Këshilli Evropian dhe Qeveritë e BE’së kanë thyer premtimin e tyre sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Nëse s’mund ta mbash, atëherë mos e premto”, thuhet në reagimin e Paneuropa Ostereich.