Reagon Bordi i shkarkuar i “Hidrodrini”-it pas vendimit të Qeverisë Kurti

0
56

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është shkarkuar Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A. në Pejë.

Shkarkimi ka ndodhur për shkak të dështimit të kontrollit të cilësisë së ujit të pijes, që është konstatuar edhe në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Autoritetit Rregullator të Ujërave.

Pas këtij vendimi të Qeverisë Kurti, ka reaguar Bordi i shkarkuar i “Hidrodrini”-it, të cilët thonë se shkarkimi i sotëm është puro politik, derisa njoftojnë që do të bëjnë ankesë në të gjitha instancat gjyqësore.

“Prandaj shkarkimi i sotëm është puro politik , i ndikuar vetëm për të fituar vota në këtë fushatë elektorale dhe duke larguar personalitete profesionale me kapacitete nga Dr shkence e deri tek auditori e profesionalist të fushave që përkojnë me veprimtarinë e kesaj ndërmarrje publike.

Pasi ky vendim është puro politik dhe i ndikuar nga militant të partisë/pushtet , ne nuk e pranojmë këtë vendim dhe do të bëjmë ankesë në të gjitha instancat gjyqësore me qëllim që ta demaskojmë këtë qeveri banditeske që po i kapë Ndërmarrjet Publike në mënyrën më të poshtër të mundshme”, thuhet në reagim.

Më poshtë reagimi i plotë:

Komunikatë ndaj vendimit të sotshëm të Qeverisë për shkarkimin e BD-ve të KRU ‘ Hidrodrini”

Lidhur me vendimin e sotshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkarkimin e BD-ve të KRU” Hidrodrini”

Në bazë të ligjit për NP 03L/087, Këto janë procedurat e shkarkimit të Bordit të Drejtorëve dhe menaxhmentit.

7.2 Nëse performanca e NP-së devijon nga caqet e përcaktuara në Planin e Biznesit të miratuar nga Bordi i Drejtorëve për vitin përkatës financiar, Aksionari(ët) do të kërkojnë nga Bordi i Drejtorëve që të përgatisë dhe t’u dorëzojë atyre një raport i cili i shpjegon arsyet për performancën e dobët dhe Aksionari(ët) do të marrin të gjitha masat e duhura korrigjuese.

7.3 Sido që të jetë, nëse një NP dështon në arritjen e caqeve të saj të performancës për dy vite financiare radhazi, personi(at) përgjegjës për ushtrimin e të drejtave përkatëse të aksionarit është i detyruar që të marrë parasysh shkarkimin dhe zëvendësimin e Bordit të Drejtorëve ose shumicës së anëtarëve të tij.

17.4 Çdo Bord i Drejtorëve i një NP duhet të ketë së paku dy (2) drejtorë të cilët janë ekspert, ose së paku të kenë njohuri adekuate, në kontabilitet.

18.1 Bordi i Drejtorëve të NP-së do të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze, në veçanti, të veprimtarisë së zyrtarëve të NP-së.

18.2 Nëse përformanca e NP-së devijon nga caqet e përcaktuara në Planin e Biznesit për vitin përkatës financiar, Bordi i Drejtorëve do të kërkojë një raport nga KE i shpjegon arsyet për përformancën e dobët dhe do të marrë të gjitha masat e duhura korrigjuese.

18.3 Sido që të jetë, nëse NP dështon në arritjen e caqeve të saj të përformancës për dy vite financiare radhazi, Bordi i Drejtorëve është i detyruar të marrë parasysh shkarkimin dhe zëvendësimin e KE-së.

Informatë

KRU “ Hidrodrini” ndër vite është ndër kompanitë më rentabile në kuadër të NP-ve në Kosovë.

Ne si BD-ve jemi zgjedhur me konkurs te rregullt nga Qeveria e Republikës së Kosovës , me datë 18.06.2019 me mandat trevjeçar.

Ju informjme se KRU ‘ Hidrodrini “ ne vitin 2018 , ka realizuar ne plotni plan bznesin dhe ka realizuar nje arkëtim 101% që në vlerë monetare është në shumë prej 33.725 euro.

Në vitin 2019 ka realizuar planbiznesin në shkallë prej 110 % të shprehur në vlerë monetare pre 321,857 euro që më të drejtë e kemi quajtur sukses mbi sukseset .

Në vitin 2020 edhe pse ishte pandemi është realizuar plan biznesi dhe kemi pasur një fitim prej 279,112 euro.

Paraja dhe ekuivalenca e parasë në fund të vitit 2020 ishte 6,063,061.00 Euro.

Kurse tani vetëm në muajin e fundit(raporti I muajit Gusht) inkasimi është në vlerë prej 429.063 euro , nga 312.000 euro te planifikuar sipas plan biznesit për muajin Gusht 2021.

Sa i përket Auditimit të Jashtëm ndër vite kompania jonë qëndron ndër kompanitëmë të mira në Republikën e Kosovës.

Menaxhmenti në plotni të gjitha vendimit që ka marrë BD-ve është përpjekur dhe i ka plotësur dhe një ndër të arriturat kapitale është se me përkrahjen e Bordeve paraprake dhe Bordit të gjertanishëm , kjo kompani ka arritur të jetësoj projektin e trajtimit të ujërave të zeza që ka vlerën afër 20 milion euro.

Pra qyteti i Pejës në të ardhmën shumë të afërt do ta ketë me kapacitete të plota trajtimin e ujërave të zeza.

Me mjete vetanake , pa borxhe dhe hua, kjo kompani ka arritur me sukses te realizoj qindra projekte sa i përket shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit , rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese.

Ne si bord i drejtorëve jemi munduar që të japim kontributin maksimal që ti ofrojmë përkrahje menaxhmentit, ta kritikojmë e sugjerojmë që të përformoj sa më mirë.

Prandaj shkarkimi i sotëm është puro politik , i ndikuar vetëm për të fituar vota në këtë fushatë elektorale dhe duke larguar personalitete profesionale me kapacitete nga Dr shkence e deri tek auditori e profesionalist të fushave që përkojnë me veprimtarinë e kesaj ndërmarrje publike.

Pasi ky vendim është puro politik dhe i ndikuar nga militant të partisë/pushtet , ne nuk e pranojmë këtë vendim dhe do të bëjmë ankesë në të gjitha instancat gjyqësore me qëllim që ta demaskojmë këtë qeveri banditeske që po i kapë Ndërmarrjet Publike në mënyrën më të poshtër të mundshme.

Pikërisht kjo parti/ pushtet ka trumbetuar kundër emërimeve të përkohshme të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike e tash pikërisht kjo parti bënë veprime të tilla .

Është e pashembullt deri më tani në funksionimin e Ndërmarrjeve Publike në Kosovë(perderisa nuk erdhi kjo qeveri praktikantësh) e në veçanti të KRU ‘Hidrodrini “ që në këtë mënyrë ndërpritet pa justifikim mandati trevjeçar i këti Bordi vetëm e vetëm për përmbushje të apetiteve elektorale.

Kjo nuk është asgjë më shumë se sa një vendim që dëshiron që ta shkatërroj këtë Ndërmarrje Publike e cila me mund të madh ka bërë investime dhe ka rritur mirëqënjen e punëtorëve për të instaluar militant partiak të VV-së.

Ky shkarkim na paraqet anën më të errët të funksionimit shoqëror kur në vitet e 90-ta bënin ish-pushtuesit me vendosjen e masave të dhunshme .

Nuk e meriton kjo shoqëri të udhëheqet me mentalitetin e ish pushtuesve të viteve 90-ta.