Reagon edhe ministri Shala: Favorizimi i produkteve serbe nga AQP-ja është i papranueshëm

0
404
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka reaguar pas skandalit të AQP-së për favorizimin e produkteve serbe.
Ministri Shala përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka shkruar se nuk do të lejohet favorizimi i produkteve serbe  prej të cilëve dëmtohen ato vendore.
Ai ka ka ftuar të gjitha organet kompetente, po ashtu organet e drejtësisë të marrin masat e duhura për këtë veprim.
Postimi i plotë i Shalës:
“Është e papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin, ekonominë e lirë dhe me politikat e qeverisë për përkrahje të prodhimit vendor një favorizim i tillë i disa produkteve serbe, nga AQP, duke elimimuar qysh në start prodhimet tona vendore. Si ministër i MTI-së ftoj organet kompetente, po ashtu organet e drejtësisë të marrin masat e duhura për këtë veprim, që për mua është i papranueshëm”, ka thënë Shala.