Reagon futbollisti shqiptar: Nuk jam prekur nga koronavirusi, lajmi ishte i pavërtetë

0
144

Futbollisti shqiptar, Leonard Maloku, ka mohuar të jetë prekur nga pandemia e quajtur koronavirus, transmeton Gazeta Metro.

Sot (e hënë) gjatë ditës u raportua se futbollisti i Kombëtares U21 të Shqipërisë është infektuar me COVID-19 (koronavirus), por kjo nuk po del të jetë e vërtetë.

Leonard Maloku ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Instagram’, duke thënë se lajmi që doli më parë nuk është i vërtetë.

“Djem, profilin në Facebook ma kanë vjedhur shumë kohë më parë, ju lutem bëjini report derisa të mbyllet. Më duhet të theksoj se nuk jam prekur nga koronavirusi dhe jam lodhur nga këta njerëz që kanë kurajon të tallen për gjëra kaq të rënda. Faleminderit” – ka shkruar Maloku.