Reagon gazetari Besart Galica ndaj zyrtarit të BIK-ut

0
431

Gezatari RTK-së, i cili ka përgatitur storien e mosvarrimit të një nëne në Vushtrri, Besart Galica ka reaguar ndaj deklaratave të zyratrit të Bashkësisë Islame.

Zyrari i Bashkësisë Islame të Kosovës është përpjekur ta demantoi gazetarin Galica duke e akuzuar se këtë e ka bërë, sepse është në lidhje familjare me Sabri Beqirin, personi i apostrofuar, të cilit BI e Vushtrrisë i kishin kërkuar 417 euro për anëtarësinë për të kryer ritet e varrimit të nënës së tij.

Gazetari Galica ka paralajmëruar se “për këtë shpifje do të ngre padi ndaj BIK-ut, si dhe ndaj personit në fjalë (Ahmet Sadriut)”.

Reagimi i plotë i gazetarit Besart Galica:

 REAGIM

Pas publikimit të kronikës lidhur me Sabri Beqirin, të cilin BIK-u në Vushtrri e ka detyruar të paguajë shumën prej 417 eurove për t’i kryer ritet fetare si: pastrimi i kufomës, lutjet fetare, pavarësisht se Sabriu është rast social (të faktuara të gjitha këto), Bashkësia Islame e Kosovës, në vend që të reflektojë, përmes sekretarit Ahmet Sadriu po mundohet që me shpifje ta injorojë rastin.

Ahmet Sadriu paska deklaruar se unë kam lidhje familjare me protagonistin e kronikës së transmetuar mbrëmë në edicionin qendror të lajmeve në RTK.
Kjo është një shpifje e cila nuk i shkon një zyrtari të një organizate fetare. Z. Sadriu edhe nëpërmjet telefonit më ka akuzuar për nepotizëm, gjë të cilën ia kam dëshmuar se nuk është e vërtetë, por ai paska vazhduar të shpifë me deklarata nëpër mediat tjera. Për këtë shpifje do të ngre padi ndaj BIK-ut, si dhe ndaj personit në fjalë (Ahmet Sadriut).Publikisht e ftoj secilin zyrtar të BIK-ut që të deklarohet për rastin, gjithashtu ftoj që së bashku ta vizitojmë Sabri Beqirin (protagonist i kronikës) dhe ta dëshmojmë që unë nuk kam lidhje familjare me të.

Edhe sikur ta kisha familjar Sabri Beqirin, ai si rast social është i liruar nga të gjitha pagesat shtetërore, përfshirë edhe rastin ndaj BIK-ut.Po shprehi habi se si mediat tjera kanë cituar një zyrtar i cili ka përmendur emrin tim në mënyrë të padrejtë, dhe asnjë nga këta kolegë nuk më kanë kontaktuar për ta verifikuar pretendimin e BIK-ut.Ftoj BIK-un që të japë përgjigje zyrtare për formën dhe mënyrën se si e kanë detyruar Sabri Beqirin që të paguajë, ndryshe nëna e tij do të varrosej pa rite fetare.Me respekt,Besart Galica, gazetar