Reagon hoxha Osman Musliu: Naim Tërnava të heq dorë nga nxitja e njerëzve kundër meje

Hoxha Osman Musliu, ka reaguar për përleshjen që ka ndodhur mes tij dhe sekretarit të Bashkësisë Islame në Drenas Eset Bajraktari.

Musliu tha se kjo ishte shpërthim i mllefit të ushqyar ndaj tij nga kreu i BIK-ut Naim Tërnava.

“Ajo mosmarrëveshje që ndodhi dje mes meje dhe sekretarit të BIK në Drenas ishte vetëm një shpërthim i mllefit të ushqyer nga kreu i BIK, Naim Tërrnava që e ka mbjellur në Këshillin e BIK-ut kundër meje”.

Ai theksoi se sekretari nuk kishte treguar respekt për të.

“Në këtë rast viktimë e manipulimit nga ana e kreut të BIK-ut ishte sekretari i Këshillit që nuk tregoj as minimumin e respektit ndaj meje si imam dhe anëtarë i zgjedhur në këtë këshillë nga shumica e imamëve dhe xhematit. Pas eliminimit juridik nga e drejta elementare e përfaqësimit tim në këtë këshillë si anëtarë i zgjedhur ai dëshiron edhe eliminimin fizik timin nga këshilli i BIK si dhe nga pozita e imamit duke nxitur urrejtje për hakmarrje dhe duke përgatitur gracka në të cilën ra sekretari i BIK-ut”.

Hoxha Osman Musliu bëri apel tek numri një i Bashkësisë Islame të Kosovës që të heq dorë nga nxitja e njerëzve kundër tij.

“Apeloj publikisht Naim Tërnavës dhe ia bëj me dije që të heq dorë nga nxitja e njerëzve kundër meje sepse nuk ka as mundësinë më të vogël që të hedhë gurin e ta fsheh dorën e as të mbuloj krimet dhe dështimet e veta mbi kurrizin tim. Në një prononcim tjetër do ju ofroj faktet dhe të vërtetën në detaje në lidhje me incidentin në fjalë”.

Lini një Përgjigje