Reagon ish-pjesëtari i UÇK-së Brahim Mehmetaj-Bimi për flamurin Kuq e Zi

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Drejtori i Inspeksionit në Komunën  e Prishtinës, Brahim Mehmetaj ka reaguar lidhur me shkrimet kohëve të fundit për vendosjen e flamurit të Kosovës tek rrethi në Prishtinë.

Përmes një statusi në rrjetin social “Faceook” ai ka deklaruar se flamuri jonë kombëtar është në vendin e duhur, nëse dikujt ja vranë sytë, le të mos e shikoj.

Ja statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

“Flamuri jonë Kombëtar është në vend të duhur, nese dikujt ja vran syte, le të mos e shikoj. E kuptoj reagimin e dikujt sepse janë mësuar ndoshta duke parë Flamujë të tjerë me tre e më shumë ngjyra dhe ndoshta edhe i kanë për mall, por mos harroni se kurr në këtë jetë askush nuk do të mund ta përdhos, ta ndërroj ose zëvendësoj me asnjë tjeter, cili do qoftë ai me 6 Yllka apo me tre ngjyra etj….

Mos harroni se mbi këtë Flamur KUQ e ZI është themeli i Shtetit te Kosovës, me këtë Flamur është fituar kjo Liri.

Mos harroni se as Kral e as Mret e as Serbi e as Rusi nuk kan mund me na tjetërsu e as me u dorzu e me pranu me ndërru identitet.

Shumë gjaku është derdh brez pas brezi për këtë Flamur, Shumë Dëshmori e Atëdhetari është vra e vorros me këtë Flamur.
Ky vend është Kosove, Ky vend është Shqipëri kurr tjetër nuk Bëhet”.

Lini një Përgjigje