Reagon presidenti Thaçi për tërmetin në Kosovë

0
273

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sot në mbrëmje se i ka njoftuar shërbimet e sigurisë lidhur me tërmetin që ka ndodhur në veri të Kosovës.

Thaçi, në një njoftim publikuar në Twitter, ka thënë se është e rëndësishme që institucionet e sigurisë të jenë në gjendje gatishmërie për situata të mundshme emergjente.

“Unë u jam drejtuar shërbimeve të sigurisë dhe urgjencës sonte pas tërmetit në veri të Kosovës. Nuk raportohet për dëme të mëdha ose viktima, por është e rëndësishme që institucionet tona të mbesin në gjendje të përhershme të gatishmërisë në të gjithë territorin e republikës”, ka thënë Thaçi.

Tërmeti që ndodhi në afërsi të Leposaviçit të mërkurën regjistroi magnitudë prej 3.9 shkallë të rihterit.

I have reached out to security and emergency services tonight after the #earthquake in northern #Kosovo. No great damages or victims reported but it’s important our services remain in permanent state of preparedness throughout the territory of the republic.— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 15, 2020