Reagon Rexhep Selimi pas arrestimit të vëllait

0
309

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, Ramadanit, gjatë ditës së sotme.

Ai e ka cilësuar këtë rast si montim.

“Po duket se hakmarrja filloi. Ta shohim deri ku po shkojne me montime rastesh sikur ky qe po e shoh ne media. E kam pritur…”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 18:00, i njëjti është shoqëruar në stacionin policor, pasi sulmoi një pjesëtar të policisë.

“U arrestua për shkak se grushtoi personin zyrtar dhe nuk përfilli urdhërat e policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, thuhet në sqarimin e organeve të sigurisë.