Reagon Tahiri ndaj lajmit se projektligji i ri për pagat nuk ul të hyrat e kryeministrit

Besnik Tahiri, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se me projektligjin për paga nuk do ti zvogëlohet paga kryeministrit.

Tahiri që njëherë është edhe koordinator nacional për reformën qeveritare, ka shkruar në “facebook” se me ligjin e ri për paga, kryeministrit do t’i zvogëlohet paga.

“Paga e Kryeministrit me Ligjin e Ri të Pagave do të zvogëlohet, mu ashtu siç ka deklaruar Kryeministri Haradinaj. Tendenca me e mohu këtë është vetëm dezinformim”,ka shkruar Tahiri.

Lini një Përgjigje