Real Madrid befasohet në shtëpi nga Shakhtari

Shakhtar Donestk ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Real Madridin 2 – 3 në ‘Alfredo di Stefano’, në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Shakhtarit ishte jashtëzakonisht interesante.

Mysafirët befasuan në pjesën e parë, duke krijuar epërsi deri në 0-3, diçka që nuk mbahet mend t’i ketë ndodhur Real Madridit.

Tete në minutën e 29’, Rapahel Varane me autogol në minutën e 33’ dhe Manor Solomon në minutën e 42’, shënuan për epërsinë 0-3 të Shakhtarit.

Në pjesën e dytë, Zinedine Zidane bëri disa zëvendësime të cilat edhe e ndryshuan lojën.

‘Los Blancos’ arritën të shënojnë dy gola përmes Karim Benzema dhe Vinicius Junior, për    2 – 3.