Real Madrid dhe Juventus nuk ndalin pazaret

Pasi Juventus e transferoi Cristiano Ronaldon nga Real Madridi për befasinë më të madhe në merkaton e kaluar, tashmë palët po mendojnë për një tjetër “bombë”.
Skuadra nga Torino po e kërkon Iscon nga Real Madridi, por duket se këta të fundit do ta lirojnë lojtarin vetëm me një kusht.
“Tuttosport” shkruan se Isco mund të transferohet në Juventus vetëm nëse në shkëmbim e pranojnë Paulo Dybalan, transmeton lajmi.net.
Isco është i pakënaqur me mungesën e minutave në dispozicion tek Reali, dhe duket se janari do të jetë muaji i fundit i tij tek “Los Blancos”.
Madrilenët në anën tjetër kanë nevojë për përmirësime në sulm dhe Dybala do të ishte zgjidhja perfekte.