Real Madrid e mposhti Villarealin (video)

Real Madridi e ka mposhtur Villarrealin me rezultat 3 – 2 në “Santiago Bernabeu”, në xhiron e 36 në La Liga, raporton Fokusi.info.

Skuadra e Zinedine Zidane, tashmë që po luan pa objektiva, nuk e kishte të lehtë ndaj Villarrealit, por në fund u larguan me kokën lart.

Ishte Mariano Diaz, i cili qysh në minutën e dytë shënoi pë rezultatin 1 – 0.

Gerard Moreno ishte ai që e barazoi rezultatin në 1 -1 në minutën e 11-të.

Brenda nëntë minutave, Reali shënoi dy herë, përmes Jesus Vallejo në minutën e 40-të dhe Mariano Diaz në minutën e 49-të për rezultatin 3 – 1.

Villareali e ngushtoi epërsinë përmes Jaume Costa në minutën e 90-të në 3 – 2, por ishte vonë për ta befasuar Realin, i cili i mori pikët e plota./Fokusi.info/

https://streamable.com/z4wz6

Lini një Përgjigje