Real Madrid fitoi në minutat e fundit ndaj Huesca-s (video)

0
319

Real Madrid ka shënuar fitore me vështirësi në javën e 29-të në La Liga, duke e mposhtur Huescan me rezultat 3 – 2.

Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi, duke shënuar në minutën e 3-të me anë të Cucho

Real Madrid arriti ta barazonte rezultatin me golin e shënuar nga Isco Alarcon në minutën e 25-të.

Madrilenët e filluan më mirë pjesën e dytë, duke arritur ta përmbysin rezultatin me anë të Dani Ceballos, që realizoi në minutën e 62-të.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan, pasi në minutën e 74-të, Etxeita e barazoi rezultatin 2 – 2.

Karim Benzema ishte heroi i Real Madridit, pasi në minutën e 89-të e riktheu epërsinë për rezultatin përfundimtar 3 – 2.

Pas xhiros së 29-të, Real Madrid gjendet në pozitën e tretë me 57 pikë.