Real Madrid fiton ndaj Alaves (Video)

Real Madrid ka vazhduar me fitore në La Liga.
Real Madrid e ka mposhtur Alavesin në javën e 22-të në La Liga me rezultat, 3-0.
Golin e parë për madrilenët e shënoi Karim Benzema në minutën e 30’, ku më gola nuk pati në pjesën e parë.
Vinicius Junior e dyfishoi epërsinë në minutën e 80’, por që madrilenët nuk u ndalën me kaq.
Mariano Diaz e vulosi fitoren e mbretërve, duke e shënuar golin e tretë (90’+1).
Pas xhiros së 22-të, Real Madridi gjendet në vendin e tretë me 42 pikë, dy më pak se Atletico Madridi në të dytin dhe tetë më pak se Barcelona.

https://www.youtube.com/watch?v=xUvBn0b9dxQ