Real Madrid gjen fitoren e parë në Ligën e Kampionëve (Video)

Real Madridi e ka gjetur fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët shënuan një fitore minimale 0 – 1 në udhëtim te Galatasaray.

Mysafirët treguan një lojë mjaft të mirë Turqi dhe rezultati mund të kishte qenë më i thellë nëse futbollistët madrilenë do të ishin më të saktë.

Golin e vetëm për gjigantin spanjoll e shënoi Toni Kroos në minutën e 18-të.

Me këtë fitore Reali ngjitet në pozitën e dytë në grupin A me katër pikë, derisa Galatasaray gjendet në pozitën e fundit me një pikë.