Real Madrid kalon në çerekfinale

0
215

Skuadra spanjolle Real Madrid ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka eliminuar skuadrën franceze Paris Saint Germain me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Real Madridi ishte skuadër më e mirë , pasi që e mposhti edhe në shtëpi PSG-në me rezultat 1-2. Kurse, ndeshjen e parë madrilenët e kishin fituar me rezultat 3-1.

Golat për madrilenët i shënuan Cristano Ronaldo (51′) dhe Carlos Casemiro (80′), kurse për PSG shënoi Edinson Cavani (71′).

Skuadra franceze PSG luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 66-të, pasi që lojtari Marco Verratti u ndëshkua me karton të kuq.