Real Madrid – Man City, formacionet zyrtare

0
91

Real Madridi dhe Manchester City kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

“Mbretërit” dhe “Qytetarët” do të sfidohen në ndeshjen e kthimit në fazën gjysmëfinale të ligës më prestigjioze të futbollit evropian.

Manchester City fitoi 4:3 duelin e parë në Ishull, ndërsa sonte ndeshja e kthimit zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Kujtojmë se finalisti i parë i Ligës së Kampionëve është Liverpoolit që mbrëmë e eliminoi Villarrealin.

FORMACIONET ZYRTARE:

REAL MADRID: Courtois, Carvajal, Militao, Nacho, Kroos, Benzema, Modriq, Casemiro, Valverde, Vinicius Junior, Mendy.

MANCHESTER CITY: Ederson, Walker, Ruben Dias, Jesus, Laporte, Rodri, De Bruyne, Bernardo Silva, Mahrez, Joao Cancelo, Foden.