Real Madrid – Mbappe, lajmi i fundit vjen nga mediumi i madh spanjoll

0
134

E ardhmja e superyllit francez, Kylian Mbappe është njëra nga temat kryesore të transferimeve në verën e këtij viti.

Talenti i Paris Saint-Germainit raportohet se do të ndryshojë ambient këtë verë dhe do t’i bashkohet Real Madridit.

Kontrata e Mbappes skadon në muajin qershor, ndërsa spekulimet sa vijnë e shtohen dita ditës. Mbappe raportohet se më shumë ka gjasë të transferohet te “mbretërit” sesa të qëndrojë te PSG-ja.

Megjithatë, sipas asaj që raporton “Marca”, Kylian Mbappe nuk do ta bëjë publike vendimin e tij para datës 21 maj. Mediumi në fjalë bën të ditur se për këtë është në dijeni edhe Real Madridi.

23-vjeçari dëshiron të respektojë tifozët e Paris Saint-Germainin, andaj e ka shtyrë deri në atë datë vendimin e tij për të ardhmen.