Real Madrid turpërohet përsëri, kësaj radhe nga Sociedad (video)

Real Madrid është poshtëruar edhe njëherë këtë sezon, këtë herë nga Real Sociedad me rezultatin 3 – 1.

Los Blancos nuk luajnë më për asgjë dhe po presin me padurim të mbyllet sezoni, por nuk janë duke respektuar kampionatin me këto rezultate.

Ishin madrilenët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 6-të përmes Brahim Diaz për rezultatin 0 – 1.

Por, në minutën e 26-të Mikel Merino barazoi rezultatin në 1 – 1. Jesus Vallejo i Real Madridit  u ndëshkua me karton të kuq dhe kjo ua bëri më të thjeshtë vendasve për të shënuar dy golat në pjesën e dytë dhe për të siguruar fitoren.

Fillimisht, Joseba Zaldua shënoi në minutën e 57-të për rezultatin 2 – 1. Pastaj, Ander Barrenetxea shënoi në minutën e 67-të për rezultatin përfundimtar 3 – 1.

https://streamable.com/mxfw0