Real Madridi dhuron spektakël në  Estadio Benito Villamarin

0
372

Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi kundër Betisit në “Benito Villamarin”.

Madrilenët e nisën mirë ndeshjen, kur Marco Asensio shënoi golin e parë (11’), por vendasit përmbysën rezultatin me golat e shënuara nga Aissa Mandi (33’) dhe Nacho Fernandez autogol (37’), realizuan për rezultatin e pjesës së parë 2-1.

Por, në pjesën e dytë, Reali luajti një sfidë krejtësisht ndryshe, gjithashtu duke hasur në vështirësi ndaj Betis, që shtyn Los Blancos të djersitin shumë fanellën për të marrë fitore.

Sergio Ramos barazoi 2-2 në minutën e 50’, sërish Asensio e kaloi ekipin e Zidane në epërsi në minutën e 59’ kurse për rezultatin 4-3 realizoi Cristiano Ronaldo në minutën e 66’.

Pas kësaj fitore, Reali shkon në kuotën e 45 pikëve dhe gjendet në pozitën e katërt, 17 pikë më pak se Barcelona.