Real Madridi ka mposhtur Real Valladollid-in (Video)

Real Madridi u është kthyer fitoreve pas tri humbjeve rresht në të gjitha garat.

Skuadra e Santiago Solarit fitoi 1-4 si mysafire e Valladolidit në xhiron e 27-të të La Liga-s.

Karim Benzema realizoi dy gola (51′, 59′), ndërsa me nga një kontribuuan Raphael Varane (34′) dhe Luka Modriç (85′). Të katër golat e Realit erdhën si përmbysje pas golit që Tuhami shënoi për Valladolidin në minutën e 29-të.

Ruben Alcaraz i Real Valladollid humbi një penallti në minutën e 12-të. Po ashtu, Valladollid-it, gjyqtari kryesor i takimit anuloi golin e Sergio Guardiolas pas shikimit të VAR-it.

Reali ka 51 pikë në pozitën e tretë në tabelë, 5 më pak se Atletico që është e dyta e 12 më pak se Barcelona që gjendet e para në tabelë.

https://streamable.com/wiali