Real Madridi krijon spektakël kundër Gironës, Ronaldo shënon 4 gola

Real Madridi e ka fituar lehtësisht ndeshjen me Gironën, duke e mposhtur me rezultat 6-3 në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të La Ligës.

Madrilenët janë treguar skuadër dukshëm më e mirë se ekipi mysafir, duke fituar këtë takim, edhe pse tashmë gara për titull thuaj se është kryer pasi që me humbjen e Atletico Madridit ndaj Villarealit, Barcelona është farë pranë titullit.

Sfida mes “Los Blancos” dhe Gironas solli rrebesh golash. Ylli portugez Cristiano Ronaldo shkëlqeu në duel me Gironan duke shënuar katër gola, derisa nga një gol për madrilenët e realizuan Vazuqez dhe Bale, kurse, për skuadrën udhëtuese dygolësh shënoi Stuani dhe Juanpe realizoi një gol.