Real Madridi mposhtet nga Valencia (video)

Valencia e ka mposhtur Real Madridin në ‘Mestalla’ me rezultat 2 – 0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të.

Për Real Madridin, kjo ishte humbja e nëntë sezonale, ndërsa e para me Zinedine Zidanen trajner.

Goncalo Guedes shënoi në minutën e 35’-të një gol të bukur dhe i kaloi vendasit në epërsi.

Golin e qetësisë Valencia e realizoi në minutën e 83-të, përmes Ezequiel Garay, që shënoi me kokë.

Real Madrid provoi deri në fund, dhe e gjitha që bëri ishte një gol nga Karim Benzema në minutën e 94-të për rezultatin 2 – 1.

https://streamable.com/4uofq