Reali e ka mposhtur Bilbaon, Benzema het – trik (Video)

Real Madrid i ka fituar tri pikë në javën e 33-të, pasi e ka mposhtur me rezultat    3 – 0 Athletic Bilbao në kuadër të La Liga-së.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, gjersa në të dytën u shënuan tre gola.

Karim Benzema ishte tejet i disponuar për lojë, duke arritur të realizonte het-trik për Real Madridin (47’, 76’ dhe 90’+1).

Pas javës së 33-të, Real Madrid gjendet në vendin e tretë me 64 pikë.

https://streamable.com/vqieb