Reali mposht Atleticon në “Wanda Metropolitano” (Video)

Reali i Madridit tregoi “dhëmbët” ndaj Atleticos në derbin e “Wanda Metropolitanos”, duke fituar me rezultatin 1-3, sfidë në të cilën më shumë se futbollistët protagonist u bëri “VAR”-i, thelbësor në 2 nga 4 golat e shënuar në total.
Një trepikësh shumë i rëndësishëm për “Los Blancos”, që parakalojnë pikërisht “Los Colchoneros” në renditje, duke ngushtuar në 5 pikë diferencën me Barcelonën, që gjithsesi ka një ndeshje më shumë për të luajtur, atë të kësaj të diele me Athletic Bilbaon në transfertë.
Takimi u zhbllokua me një gol të bukur të shënuar nga Casemiro me roveshatë, i gjendur në vendin dhe kohën e duhur.
Atletico barazoi 9 minuta më vonë me Antoine Griezmann, i nisur në pozicion të dyshimtë. “VAR”-i konfirmoi pozicionin e rregullt të francezit, por nuk mori në konsideratë ndërhyrjen ndaj Vinicius, që kheu topin te kundërshtari.
Para se të mbyllej pjesa e parë, Vinicius fitoi një 11-metërsh me ndërhyrjen e “VAR”-it (ndërhyrje thuajse mbi vijë), që u shndërrua në gol nga Sergio Ramos.
Festimi i golit të shënuar me penallti nga Sergio Ramos, në minutën e 42-të, menjëherë ka sjellë shumë polemika.
Në momentin kur po festonte golin,ai iu drejtua kamerës, dhe filloi të imitonte festimin tradicional që bën francezi i Atleticos, Antoine Griezmann.