Reali mposht sërish Gironan, kualifikohet në gjysmëfinale, Benzema dhuron spektakël (Video)

0
461
Reali i Madridit fiton edhe sfidën e dytë ndaj Gironas në çerekfinalet e Kupës së Spanjës dhe kualifikohet në gjysmëfinale pa shpenzuar shumë energji.
Pas suksesit 4-2 në ndeshjen e parë, Los Blancos triumfuan lehtësisht edhe në ndeshjen kthyese me rezultatin 1-3, duke prerë biletën e gjysmëfinales.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të skuadrës së Solarit, falë dygolëshit të Karim Benzema. Në pjesëne dytë, Girona shënoi golin e vetëm me Porron, ndërsa fitorja e Realit u vulos nga Marcos Llorente.