Refuzimi i Kurtit për të dalë në debat, reagojnë nga PSD: E rrezikshme

Nga Partia Socialdemokrate e Kosovës i kanë reaguar kreut të VV-së, Albin Kurti i cili refuzoi debatin me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.

Me anë të një postimi në Facebook, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka thënë se ky refuzim i Kurtit ushqen një precedent shumë të rrezishëm sa i përket të vërtetës politike dhe mendimit politik.

“Me këtë pozicion ai lë për të kuptuar që ai po vetmjaftohet me projektin e tij politik dhe si i tillë ai paraqet të vërtetat absolute për çështjet shoqërore, ani pse një vit kohë prej që ka përfunduar fushata e kaluar, është kohë e konsiderushme që do të duhej t’i shërbente për t’i avancuar qëndrimet e tija dhe jo t’i konzervoj ato në dogma të pakontestueshme”, ka shkruar Kuçi.

Postimi i plotë:

Refuzimi i Kurtit të dalë në emisione e ushqen një precedent shumë ta rrezikshëm në raport me zhvillimin dhe përhapjen e të “vërtetës” politike si dhe të progresit të mendimit politik.

Me këtë pozicion ai lë për të kuptuar që ai po vetmjaftohet me projektin e tij politik dhe si i tillë ai paraqet të vërtetat absolute për çështjet shoqërore, ani pse një vit kohë prej që ka përfunduar fushata e kaluar, është kohë e konsiderushme që do të duhej t’i shërbente për t’i avancuar qëndrimet e tija dhe jo t’i konzervoj ato në dogma të pakontestueshme.

Idetë politike duhet t’i nënshtrohen riegzaminimit të vazhdueshëm, vetëm në këtë mënyrë ato reflektojnë nevojën për progresin shoqëror dhe krijojnë hapësirë për përfshirjen e perspektivave të padëgjuara që në të shumtën e rasteve janë perspektiva të grupeve të nëpërkëmbura.