Refuzohet kërkesa e prokurorisë për ndalimin e marrjes së pensioneve të veteranëve nga Shqipëria

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorit Special për ndalimin e marrjes së pensioneve për veteranët nga Shqipëria.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, përkatësisht Departamenti Special, e ka refuzuar kërkesën e Prokurorit Special, i cili kërkoi që të ndalohet marrja e pensioneve për veteranët nga Shqipëria, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur avokati Gazmend Halilaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të cilin e ka publikuar vet Halilaj, thuhet se veteranët nga Shqipëria do të marrin pagë deri në përfundimin e procedurës penale.

“Refuzohet kërkesa e Prokurorit Special, për lëshimin e masës së përkohshme për sigurimin e kërkesës pasurore juridike, me të cilën ka kërkuar që të urdhërohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Republikës së Kosovës-Departamenti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile, të pezullojë pagesën e pensioneve për 31 përfituesit veteranë-luftëtarë, deri në përfundim të procedurës penale”, thuhet në aktvendim.

Postimi i plotë i Halilajt pa ndërhyrje:

Miq, në Gjykaten Prishtinë – Departamenti Special, RREZUAM, propozimin e Prokurorit SPECIAL, për ndalimin e pagesës se pencioneve për veteranet nga Republika Shqiperisë.

Ështe mirë, kur Gjykata vlerëson provat në menyrë të njejtë, dhe rrit sigurinë juridike.