Regjisori kosovar kundër skeçit të Vedat Bajramit për Jakup Krasniqin: S’është hera e parë që Stupcat tallen me UÇK-në

0
211

Regjisori kosovar Ardi Islami është shprehur kundër paraqitjes së fundit të aktorit Vedat Bajrami, i cili, në një skeç të publikuar, luan rolin e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi me qëndrimin e tij në Hagë.

”Kurrë në jetë, në asnjë formë, me bo humor me emblemë të UÇK-së, kurrë në jetë me njerëz që kanë kontribu për këtë vend, e kurrë në jetë mos me njollos plisin me humor të njeriut të luajtur mentalisht”.

”Nuk bëjmë ne art. Art është fjalë e madhe, ne mbijetojmë, art nuk e kemi përjetu, e kam fjalën për videoproduktet. Ka forma të tjera për një artist me e përkrahë, por jo në këtë mënyrë. Nuk jam për me u tallë në asnjë lloj mënyre me ta. Dhe nuk është hera e parë që Stupcat tallen me UÇK-në”.

Ai thotë se një video e tillë për të është e pakuptimtë dhe thekson se nuk përkrah ide të tilla.

”Unë nuk e përkrah atë lloj humori në atë moment në të cilin jemi. Nuk e përkrah me lujtë idiotin me plis në kry.

Na duhet të jemi më nacionalist, me fillu me rikthy krenarinë tonë, me iu dale përballë produkteve të tyre, por jo me u përshtatë me ta”, shprehet ai mes tjerash në Klan Kosova.