Reka: Duke votuar kandidatin shqiptar, ndaloni eksodin shqiptar

Kandidatët për president vazhdojnë aktivitetet e tyre, për të fituar besimin e qytetarëve. Nga Dibra, kandidati për president Blerim Reka, i cili mbështetet nga ASH dhe Lëvizja BESA, ka deklaruar se për 20 vite, koncepti i shtetit e ka zbrazur çerekun e popullsisë.

Sipas tij, ky koncept i shtetit për 20 vite të tjera do ta arrijnë qëllimin të cilin nuk e kanë arritur edhe ata më të këqijtë që kanë bërë eksperimente me eksodet shqiptare.

Për këtë arsye Reka ka ftuar dibranët që të votojnë për të, pasi ata janë sovrani që vendos dhe që ka në dorë fatin e popullit.

“Me këto dy zotërinjtë këtu, që folën para meje, Ziadini dhe Bilalli, të cilët janë dëshmuar edhe më herët se nuk pranojnë pozitën e vasalit në Qeveri për asnjë çmim, janë garancia më e mirë se besëlidhja shqiptare që inaugurohet në këto zgjedhje presidenciale do të jetë një traditë e cila do ta udhëheq kombin shqiptar në Maqedoni”.

” Ju jeni ata të cilët do të dini të dalloni a duhet votuar, tashmë jo kandidat shqiptar të partive tjera, por a duhet votuar edhe konceptin, siç e quajnë ata, të pritjes në të ardhmen”-tha Blerim Reka, kandidat për president”./alsat m/

Lini një Përgjigje