Reka: Statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së, i pazgjidhur

Në Tearcë, kandidati për president, Blerim Reka, në tubim me qytetarët, ka folur për ngecjet dydekadëshe në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Konkretisht Reka ka përmendur statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së dhe statusin e gjuhës shqipe.

Ai thotë se me zgjedhjen e tij president, në Aleancën e NATO-s e cila ka qenë bashkëhartuese e Marrëveshjes së Prespës do ta shtrojë pyetjen e aneksit për statusin e ish ushtarëve.

Ndryshimet me ligjin për përdorimin e gjuhëve ai i konsideroi vetëm ndryshime kozmetike, raporon Alsat M.

“Ata që e bënë Marrëveshjen e Ohrit, nuk arrijnë t’i realizojnë as të drejtat që i garanton Marrëveshja e Ohrit. Aneksi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit për risocializimin as pas 18 vitesh nuk është zbatuar. Ligji për statusin e veteranëve të UÇK-së as nuk është proceduar. Një ligj tjetër i atyre që ishin kundër tyre, që nga viti 2008 është në fuqi”, tha Blerim Reka, kandidat për president./alsat-m/