Rekordet e arritura në ndeshjen e mbrëmshme

0
338

Tottenhami është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve në një ndeshje spektakolare të zhvilluar sonte në Amsterdam kundër Ajaxit.

Tottenhami shkoi tutje duke fituar përballjen e sotme me rezultat prej 2 me 3, falë “hat-trickut” të shënuar nga braziliani Lucas Moura, e me këtë rast janë vendosur disa rekorde.

Moura bëhet vetëm futbollisti i pestë në histori të Ligës së Kampionëve që realizon “hat-trick” në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Këtë më parë e kishin arritur Alessandro Del Piero, Ivica Oliq, Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo.

Goli i fundit nga Lucas Moura në minutën e 90+6 është goli i fitores më së voni i shënuar në histori të gjithë kësaj gare (duke mos përfshirë golat në vazhdime).

Me përmbysjen e sotëm të rezultatit, pasi ishte duke humbur pas pjesës së parë me rezultat të përgjithshëm prej 3 me 0, skuadrat angleze kanë arritur që në shtatë raste të përmbysin disavantazhin kur ishin duke humbur me 2 apo me 3 gola diferencë. Katër herë më tepër se secili komb në histori të Ligës së Kampionëve.

Tottenhami është ekipi i parë që debuton në finale që nga 2008, kur këtë e kishte bërë Chelsea.

E në finale është edhe Liverpooli, dhe kjo është hera e parë në shekullin 21 që në finale të Ligës së Kampionëve paraqiten dy ekipe që s’e kanë fituar titullin e ligës në shekullin 21.