Reshjet e shiut përmbytin Fierin, dhjetëra hektarë nën ujë

463

Reshjet intensive të rëna gjatë kësaj të enjteje në Fier kanë përmbytur disa akse rrugore.

Pamjet tregojnë se segmenti Fier-Patos është tashmë nën pushtetin e ujit duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë nën ujë janë edhe shumë hektarë toka bujqësore në zonën e Zharrëzës, ku të dhënat paraprake flasin për 15 ha tokë bujqësore dhe sipërfaqe me sera.

Në Zharrëz është përmbytur edhe një pulari .

Bashkia Patos ka ngriturgrupet e emergjencave cilive për të marrë masat e nevojshme.

/Ora News.tv/