Revista amerikane “Destig 5” shpall si piktoren e vitit 2019 Eva Belishovën

0
222

Revista e mirënjohur amerikane “Destig 5” që i dedikohet tërësisht artit, ka shpallur piktoren shqiptare, si Top Artist për këtë vit. Bëhet fjalë për piktoren shqiptare Eva Belishova, e cila ka bërë famë dhe është shumë e njohur në Kaliforni.

Sipas revistës, Eva Belishova ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe disa nga pikturat e saj janë pjesë e një interviste të gjatë të bërë ne “Destig 5”.

Prej 18 vitesh ajo merret me pikturë dhe është përqendruar kryesisht tek bota shpirtërore. Pikturat e saj prezantojnë ndershmëri, përulësi dhe përkujdesje ndaj sojit njerëzor, për të cilin, artistja shprehet se ka një dashuri të dhimbshme.

“Arti është firma e vetme autentike që ka një qenie njerëzore”, shprehet ndër të tjera piktorja.

Veprat e Evës janë shfaqur në ekspozita dhe galeri të San Francisko-s, Londrës dhe New York-ut./atsh