Rexhep Selimi deklarohet rreth plagosjes së vëllaut!

Rexhep Selimi, deputet i VV-së është deklaruar  lidhur me rastin e plagosjes së vëllait të tij, Islamit.

Në një bisedë me Magazina.al, Selimi i cili ndodhet jashtë vendi ka thënë se vëllai i tij është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rreziku për jetë.

Ai ka thënë se Islami ka pasur një gërvishtje të lehtë dhe shëndeti i tij nuk ka telashe.

Ndryshe Islam Selimi, është plagosur me armë zjarri  sonte në orët e mbrëmjes në Komoran./Magazine.al