Rezultatet e votave të VV-së në Vushtrri

Pas përfundimit të votimit për kryetarin e ardhshëm të partisë, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur numërimin e votave të hedhura.

Ish-udhëheqësi i partisë, Albin Kurti, ishte i vetmi kandidat për ta drejtuar partinë gjatë viteve të ardhshme. Në fletëvotim ishin opsionet “për”, “kundër” dhe “abstenoj”.​

Në Komunën e Vushtrrisë, Kurti arriti t’i grumbullojë 457 vota, nga gjithsej 459 të hedhura. Këtë e bëri të ditur anëtari i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Vushtrri, Mehmet Selaci përmes një njoftimi në rrjetin social “facebook”. Sipas tij, Kurti mori vetëm një votë kundër dhe një abstenim.