Riatdhesohen 112 shqiptarë që kërkuan azil në BE dhe Angli

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët, ka mundur të riatdhesojë në Shqipëri 112 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në vendet e BE-së apo në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas policisë, ata u kthyen në 4 operacione riatdhesimi, me dy avionë të posaçëm nga Franca dhe Anglia

Policia: Në vijim të operacioneve të riatdhesimit, gjatë dy javë të fundit, nga Franca dhe Anglia janë realizuar 4 operacione riatdhesimi të shtetasve shqiptarë, me 2 avionë të posaçëm nga Franca dhe 2 Anglia.

Në total janë riatdhesuar 112 shtetas që kishin kërkuar azil abuziv në këto vende. Gjithashtu, në kuadër të parandalimit dhe ndëshkimit ligjor të atyre shtetaseve që braktisin të miturit në vendet e BE-së, me qëllim fitimin e azilit, janë evidentuar 2 raste (një në Rinas dhe një në Kakavije).

Policia ka proceduar penalisht dy persona përgjegjës për veprën penale “Braktisja e të miturve”.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, nuk do të tolerojë asnjë rast të migrimit të paligjshëm apo të abuzimit me lëvizjen e lirë.

Në fund të njoftimit, Policia i bën apel qytetarëve të mos kërkojnë azil politik në vendet e zonës Schengen pasi sipas saj, kjo është një përpjekje e dështuar/oranews.