Rikthehet Ganimet Bytyqi (Lalushi) me skeçet e tij humoristike

Humoristi i njohur Ganimet Bytyqi, mbas tri vitesh pauzë të detyrueshme, ka gjetë forcën dhe guximin me u rikthyer në skenë me skeçet e tij humoristike.

Lalushi, i cili i ka munguar pothuajse tre vjet botës së humorit dhe satirës, por edhe shumë admiruesve dhe fansave të tij, për shkaqe që tashmë dihen shendetësore, është rikthyer në skenë me shumë skeçe dhe xhirime të ndryshme ku vihet në pah, humori dhe satire e tij, e cila është mjaft origjinale dhe ka nji stil brilant të një artisti i cili asht i brumosur, kryesisht prej realitetit, jetës, të bëmave, por edhe vetë përditshmërisë sonë politike, aktualitetit, por edhe vetë natyrës artistike të cilën tashmë ai e ka dëshmuar me vite.

Ai, tash po rikthehet fuqishëm dhe po sjellë risi të shumta në skenën e artit dhe të humorit në Kosovë.

E përveç humorit, njihet edhe si këngëtar i cili tashmë ka krijuar identitetin e tij krijues dhe i cili pelqehet mjaft shumë.

Ai tash së fundi ka sjellë shumë skeçe humoristike, të cilat janë realizuar nga produksioni “Art Lali”.