Rikthehet i ftohti, këto janë temperaturat për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, njofton IHMK.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Rrezet e diellit nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave, pasi që masat e ajrit me origjinë arktike vetëm çka do të jenë më të fuqishme dhe si pasojë, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit , herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri në 11m/s”

Lini një Përgjigje