Rikthimi i bujshëm në ring/ Mësohet shuma që McGregor do të fitojë nga dueli me Poirier

Conor McGregor dhe Dustin Poirier do të përballen të dielën në mëngjes në UFC 257. Ata do të luftojnë për titullin që mbahet aktualisht nga Khabib Nurmagomedov. Por ky i fundit ka thënë se ai do ta shikojë me vëmendje duelin mes tyre dhe nëse njëri prej tyre shfaq cilësi të mira, atëherë ai do të rikthehet në kafaz.

The Notorious dhe Diamond do të hyjnë në kafaz në ora 04:00 të mëngjesit të së dielës, në arenën e ishullit të Abu Dabit. Conor McGregor do të marrë rreth 2.5 milionë euro në rikthimin e tij në UFC.

Ndërkohë që Poirier nuk do të fitojë as një milionë euro, pasi është parashikuar që ai të marrë rreth 800 mijë euro nga ky duel.

Burimi: gulnews.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania