Rinas: arrestohet shqiptari me dy karta identiteti rumune

0
318

Policia Kufitare e Rinasit arreston një shtetas për tentativë të kalimit të kufirit me dokumenta të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dh goditjen e paligjshmërisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasëve në dalje nga Republika e Shqipërisë, në kuadër edhe të aplikimit të masave shtesë për parandalimin azilkërkimit kanë bërë arrestimin në flagrancë të shetastit: S.H., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit fizik policia i gjeti dhe i sekuestroi dy karta identiteti rumune, të cilat dyshohen të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”./BalkanWeb