Rita Ora, ambasadore e UNICEF-it

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, me anë një postimi në rrjetin social “Instagram” ka njoftuar adhuruesit se është bërë ambasadore e UNICEF-it.

Ajo ka falënderuar UNICEF-in për punët që ka bërë në Kosovë.

Rita Ora ka theksuar se është e nderuar me pozitën e saj si ambasadore e kësaj organizate.

“Unë jam përtej e nderuar që të ndajë me ju gjithçka nga emërimi im si ambasadore e UNICEF. Që nga viti 2013, kam mësuar shumë për UNICEF-in dhe punën e mrekullueshme që ata bëjnë për të nxitur ndryshime pozitive për fëmijët e së ardhmes sonë. Udhëtimi im i fundit në Kosovë më lejoi të shoh punën e mrekullueshme të UNICEF-it në vendin tim amtar dhe unë jam më e vendosur se kurrë për të shfrytëzuar pozitën time për të mbështetur, për të bërë fushatë dhe për të mbrojtur. Faleminderit UNICEF – Unë jam pa fjalë!”, ka shkruar Ora në “Instagram”.

Lini një Përgjigje